Telegrafi

Shaqiri mund të debutojë sonte me Lyonin, ai është në bankën rezervë ndaj Nantes

Xherdan Shaqiri mund ta bëjë debutimin e tij sonte me Lyonin, pasi është zgjedhur nga trajneri Peter Bosz për bankën rezervë.

Ylli shqiptar mund të bëjë debutimin e tij sonte në Ligue 1, kundër Nantes.

Ai do të jenë në bankën rezervë, pasi në sulm luajnë emra si Moussa Dembélé dhe Toko Ekambi.

Në mesfushë do të ketë emra si Lucas Paqueta dhe Houssem Aouar që do të mund ta furnizojnë me topa Shaqën në futet në lojë.

Shaqa e ka kompletuar transferimin në fillim të javës nga Liverpool. /Telegrafi/