Xherdan Shaqiri është i gatshëm për ndeshjen e sotme të Ligës Premier.
Anësori sulmues me prejardhje shqiptare do të luaj sot në ndeshjen e mbetur të javës së dhjetë të Ligës Premier.
Skuadra e Shaqirit, Stoke City do të jetë mikpritës i skuadrës uellsiane, Swansea, në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.
Futbollisti gjilanas vjen në këtë ndeshje pas një forme brilante, ku në ndeshjen e fundit ka shënuar dy gola, teksa për ndeshjen e sotme ka provuar t’i motivoj shokët e skuadrës.
“Ndeshje e madhe sot ndaj Swanseas. Përpara Potters”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në ‘Facebook’. /Telegrafi/