Xherdan Shaqiri ka rrëmbyer vëmendjen e tij në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.
Anësori i Zvicrës ishte pivotal në kualifikimin e Zvicrës në 1/8 e finales.
Jo vetëm se shënoi një supergol në momentet e fundit të takimit ndaj Serbisë, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët, ai kryeson në këtë Botëror edhe në një statistikë tjetër interesante.
Shaqiri ka rritur që gjatë ndeshjeve të Botërorit të driblojë mes këmbëve të kundërshtarëve plot dy herë.
Po aq numër të driblimeve nën këmbët e lojtarëve i ka edhe ai që konsiderohet si magjistar, Neymar që po ashtu ka dy driblime të suksesshme nën këmbët e lojtarëve.
Shaqirin e kemi parë duke e bërë lëvizjen edhe në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, ku për pak sa nuk asistoi në golin hapës të Zvicrës pasi dribloi në mënyrë interesante kundërshtarin.
Zvicra dhe Shaqiri kthehen në aksion të martën ndaj Suedisë nga ora 16:00. /Telegrafi/