Xherdan Shaqiri është duke numëruar ditët kur me Zvicrën do të paraqitet në Kampionatin Evropian që në muajin qershor do të mbahet në Francë.
Mesfushori i përfaqësueses zvicerane ka postuar një fotografi në Facebook derisa ka shkruar: “Edhe 30 ditë #euro2016 #xs23”.
Shaqiri u spekulua nga mediat zvicerane se ka vënë në dyshim gatishmërinë e tij për të luajtur për helvetët pas pranimit të Kosovës në UEFA. /Telegrafi/