Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka lënë shenja në Kampionatin Evropian.
Futbollisti nga Gjilani ka arritur ta shënoi njërin nga golat më të bukur të këtij turneu.
Goli ndaj Polonisë është vlerësuar si më i miri nga shumë tifozë, ndërsa ai ishte në votim edhe për golin më të bukur në rrethin e dytë nga UEFA.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, ka shpallur fitues Shaqirin për golin më të mirë të rrethit të dytë.
Kështu ky çmim është i pari që i dhurohet një futbollisti shqiptar në një ngjarje kaq të madhe të futbollit. /Telegrafi/