Anësori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, ka folur pas fitores ndaj Hull Cityt me rezultat 3-1, ku në këtë takim si shënoi dhe asistoi.
Shqiptari tha se është i lumtur për golin, por më shumë për fitoren.
“Ishte një fitore e madhe pas disa humbjesh. Arritëm të bëjmë paraqite të mirë dhe bëmë atë që na tha trajneri”.
“Ishte gol i bukur, ishte gjuajte e mirë dhe jam shumë i lumtur që shënova. Ne jemi profesionist, stërvitemi dhe punojmë për gjëra të tilla dhe të shënosh është gjithmonë mirë dhe e rëndësishme. Është bukur kur shënon, por për mua më e rëndësishme është kur skuadra fiton”, ka thënë Shaqiri, pasi gazetari tha se goli i tij duhet të jetë konkurrent për atë të vitit në Ligën Premier.
“Kemi shumë lojtarë me provojë në ekip dhe e dimë që jemi më të mirë nga ajo që po tregojmë”.
“Të gjithë janë të nervozuar kur janë të lënduar, por tani jam mirë dhe shpresojë të ndihmojë bashkëlojtarët dhe klubin. Jam i lumtur dhe po luaj me besim”, ka shtuar Shaqiri për kanalin zyratë të klubit. /Telegrafi/