Telegrafi

Shaqiri, lojtari i parë me aplikacion personal në internet

Xherdan Shaqiri nuk është duke i prekur majat e suksesit vetëm në fushën e topit por edhe në jetën e tij private. Ylli i Stoke – Cityt është lojtari i parë që ka aplikacionin e tij në internet, shkruan “Blick”, transmeton “albinfo.ch”.

Në ditët e sotme është e rëndësishme për lojtarët për të treguar veten sa më mirë në rrjetet sociale. Yje nga mbarë bota u kushtojnë rëndësi të madhe llogarive në media të ndryshme sociale për të qenë në kontakt dhe sa më afër me tifozët e tyre.

Çdo javë nga një fans i tij mund të fitojë një fanellë të Stock-ut, të nënshkruar personalisht nga Shaqiri.

Ndryshe, përfaqësuesi zviceran gjatë ndeshjes që Stock-u e humbi ndaj Sauthamton-it u lëndua duke bërë zëvendësim të detyruar.