Telegrafi

Shaqiri: Lëndimet? Po sillem si profesionist

Getty Images

Gjatë një interviste për Langenthalertagblatt, sulmuesi i Stoke City, Xherdan Shaqiri, ka folur për problemet fizike që e kanë përcjell në muajt e fundit.

Shqiptari ka thënë se është duke u sjell si profesionist, por futbollit nuk i dihet.

Lexo po ashtu Shaqiri i 'çmendur', në stërvitje me Zvicrën shënon gola identik sikurse në 'Euro 2016' (Video)

“Nuk është e vërtetë që po sillem si profesionist. Për fat të keq kam pësuar disa probleme të ndryshme fizike”.

“Duhet t’i kushtoj vëmendje ushqimit. Lëndimet janë pjesë e sportit, për fat të keq”, ka thënë Shaqiri.

Në këtë sezon ylli i Përfaqësueses së Zvicrës është paraqitur vetëm 13 herë në Ligën Premier dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/