Gjatë një interviste për Langenthalertagblatt, sulmuesi i Stoke City, Xherdan Shaqiri, ka folur për problemet fizike që e kanë përcjell në muajt e fundit.
Shqiptari ka thënë se është duke u sjell si profesionist, por futbollit nuk i dihet.
“Nuk është e vërtetë që po sillem si profesionist. Për fat të keq kam pësuar disa probleme të ndryshme fizike”.
“Duhet t’i kushtoj vëmendje ushqimit. Lëndimet janë pjesë e sportit, për fat të keq”, ka thënë Shaqiri.
Në këtë sezon ylli i Përfaqësueses së Zvicrës është paraqitur vetëm 13 herë në Ligën Premier dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/