Telegrafi

Shaqiri kritikon futbollistët polakë (Video)

Xherdan Shaqiri i ka kritikuar lojtarët e Polonisë, pasi këta të fundit vrapuan duke festuar nga këndi i tifozëve zviceran.

Pas ndeshjes Zvicër – Poloni, të cilën polakët e fituan në penallti, futbollistët e kësaj kombëtareje festuan te pjesa e stadiumit ku ishin të vendosur tifozët e Zvicrës.

Këtë veprim të tyre e ka kritikuar Xherdan Shaqiri.

“Nuk e di çfarë të them. Ata janë futbollistë profesionistë. Ata e dinë që duhet të shkojnë te pjesa tjetër e stadiumit për të festuar. Çfarë mund të them?”, u shpreh reprezentuesi zviceran.