Xherdan Shaqiri ka një dëshirë të madhe.
Mesfushori shqiptar është i kënaqur me kontributin që po e jep tek Stoke City.
Por, 24-vjeçari pohon se gjithmonë është kërkues dhe ambicioz për të ardhmen e tij te skuadra angleze e Ligës Premier.
“Natyrisht, unë dua të shënoj më shumë gola, por jam po ashtu i lumtur kur mund të jap pasime apo asistime të mira. Jam i lumtur me paraqitjet e mia. Ndihem mjaft mirë fizikisht dhe kjo është e rëndësishme”, deklaroi futbollisti kosovar, i cili ka realizuar dy gola në 25 ndeshje këtë edicion.
“Mendoj se trajneri dëshiron që unë të fus më shumë topa në zonë dhe këtë e pamë ndaj Aston Villas. Jo vetëm krosime, por edhe në ndërtimin e golit të parë, kur fituam penallti. Ndonjëherë mund të krosoj dhe ndonjëherë mund të bëj pasim të mirë. i kemi parë të dyja këtë herë”, përfundoi Shaqiri.