Stoke City arriti ta ndalojë Manchester Unitedin me një barazim 2-2.
Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri ishte ndër më meritorët për këtë barazim, pasi asistoi tek goli i dytë i Stoke Cityt.
Pas ndeshjes Shaqiri ka shkruar në rrjetin social Instagram për ndeshjen e madhe.
Gjilanasi ka shkruar se skuadra e tij kishte një paraqitje të madhe dje ndërsa e ka quajtur pozitiv barazimin ndaj Unitedit.
“Paraqitje e madhe e ekipit dje dhe rezultat pozitiv ndaj Unitedit të fortë”.
“Atmosfera në stadium ishte e mahnitshme. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe përkushtimin”, shkroi Shaqiri. /Telegrafi/