Telegrafi

Shaqiri kalon Stoke Cityn në epërsi ndaj Bournemouthit (Video)

Stoke City ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Bournemouthi.

Është pikërisht ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili ka shënuar për epërsinë e skuadrës së tij prej 0-1.

Lexo po ashtu Asistuesit më të mirë deri tani në Ligën Premier: Prijnë De Bruyne dhe Sane, në listë edhe Shaqiri (Foto)

Goli i Shaqirit erdhi pas një goditje të bukur me kokë nga gjilanasi, i cili ngjasoi në një sulmues tipike zone.

Ky gol u shënua në minutën e pestë të takimit pas asistimit të saktë të Papa Ndiaye.

Lexo po ashtu Dhjetë golat më të mirë në Ligën Premier për vitin 2017 - Nga 'scorpioni' i Giroudit, solo aksioni i Hazardit dhe 'bomba' e Shaqirit (Foto/Video)

Shaqiri po përjeton formë të mirë personale në këtë sezon pasi ky ishte goli i tij i pestë në Ligën Premier deri tani.

Djaloshi nga Zhegra gjithashtu ka edhe gjashtë asistime këtë sezon në kampionatin anglez. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cc0srYrFXxw