Telegrafi

Shaqiri ka disa fjalë pas shënimit të dy supergolave (Foto)

Xherdan Shaqiri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për tu shprehur pas fitores së skaudrës së tij në udhëtim te Hull City.

Anësori sulmues nga Kosova ka shënuar dy supergola në fitoren 2-0 të Stoke Cityt në udhëtim.

Lexo po ashtu Shaqiri i pari në Ligën Premier me gola nga distanca, lë mbrapa shumë yje

Shaqiri ka shfrytëzuar profilin e tij në ‘Facebook’ për të falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe që po ua japin.

Gjilanasi gjithashtu e ka cilësuar si të madhe fitoren e dytë me radhë të skuadrës së tij.

Lexo po ashtu Këto janë super-statistikat e Shaqirit në ndeshjen ndaj Hull City

“Fitore e madhe dje. Faleminderit për mbështetjen e madhe të djeshme nga ‘Potters’!”, ka shkruar mesfushori gjilanas. /Telegrafi/