Site icon Telegrafi

Shaqiri: Është stinori më i mirë në karrierën time, nuk jam i kënaqur me gjendjen e klubit

Xherdan Shaqiri është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme në Ligën Premier.

Mesfushori nga Kosova ka shkëlqyer duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime këtë edicion në Ligën Premier me Stoke City.

Natyrisht për gjilanasin është edicioni më i mirë në karrierën e tij por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Stoke Cityn që nuk ka grumbulluar pikë sa duhet.

Bardh e kuqtë rrezikojnë seriozisht rënien në Championship nëse vazhdojnë me këtë formë.

“Personalisht ky ka qenë stinori më i mirë në karrierën time dhe jam i kënaqur me paraqitjet këtë edicion”, ka deklaruar Shaqiri.

Gjilanasi duke festuar një gol me fanellën e Stoke Cityt (Foto: Getty Images)

Por gjilanasin nuk e kënaq pozita momentale e Stoke City që ndodhet në pozitën e 19-të në Ligën Premier.

“Nuk jam i kënaqur me pozitën aktuale të skuadrës këtë edicion, gjithsesi do të mundohemi të përmirësohemi”.

Krejt në fund Shaqiri ka folur edhe për dallimin që ka Liga Premier me Bundesligën dhe Serie A.

“Në Ligën Premier ju duhet kohë dhe tani unë e kam arritur atë që doja”.

“Është kampionat ndryshe nga Italia dhe Gjermania. Ky është viti im i tretë dhe jam i lumtur”, ka përfunduar Shaqiri.

Shaqiri ka kontratë me Stoke Cityn deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version