Stoke City javën e kaluar ka humbur matematikisht gjasat për qëndrim në elitën e futbollit anglez.
Skuadra e mesfushorit nga Kosova, Xherdan Shaqiri në xhiron e fundit në Ligën Premier u përballë me Swansean.
Ashtu si Stoke edhe Swansea kishte prerë një biletë për Championship edicionin e ardhshëm.
Kësisoj dy skuadrat luajtën një ndeshje të bukur pa presion të pikëve.
Futbollisti kryesor i Stoke Cityt këtë edicion, Xherdan Shaqiri ishte protagonist edhe në këtë sfidë.
Pasi vendasit kaluan të parët në epërsi, Stoke arriti të barazonte rezultatin në 1-1 në minutën e 31-të.
Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Ndiayen i cili me lehtësi mposhti Fabianskin.
Gjilanasi kishte mundësi edhe të shënonte në këtë sfidë por gaboi nga pika e bardhë në minutën e 54-të, ku Fabianski priti gjuajtjen e tij.
Gjithsesi Xherdani u tregua sportist dhe e uroi polakun për pritjen e penalltisë.
26-vjeçari e mbyll kështu edicionin e sivjetshëm në Ligën Premier me tetë gola të shënuar dhe shtatë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jRSa2i-0y7E