Telegrafi

Shaqiri i dyshimtë për sfidën kundër Crystal Palacet

Xherdan Shaqiri vazhdon të jetë në dyshim për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Kështu së paku ka pohuar trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, i cili do të pres deri në momentin e fundit.

Stoke do të luajë gjatë fundjavës me Crystal Palacen ndërsa edhe Glen Johnson nuk dihet nëse do të paraqitet, transmeton Telegrafi.

“Ne ende kemi dyshime për Shaqirin dhe Johnson për nesër. Ata ndoshta do ta humbas ndeshjen, edhe pse për Glenin ka mundësi më të mirë”, ka thënë Hughes.

Shaqiri këtë sezon ka shënuar tri gola në 13 paraqitje. /Telegrafi/