Telegrafi

“Shaqiri duhet të luaj për skuadrën, jo për statistikat personale”

Xherdan Shaqiri ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar muaj më parë dhe është rikthyer në mënyrën më të mirë në fushë.

Ylli nga Kosova ishte titullar javën e kaluar për Stoke Cityn duke asistuar dhe duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në fitoren ndaj Hull Cityt.

Por ish-futbollisti anglez, Mike Pejic këshillon kosovarin që të luaj më shumë për skuadrën.

“Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje fantastike në fundjavën e kaluar ndaj Hull Cityt duke treguar se është një futbollist i madh”.

“Mirëpo unë frikësohem se ai dhe Arnautovic në ndeshjet e fundit do të luajn për statistika personale pasi dëshirojnë largimin”.

“Ata dy nuk duhet të bëhen si Lukaku që të shohin vetëm për vete por duhet të luajnë për skuadrën”, ka deklaruar Pejic.

Pejic më parë ka luajtur për Aston Villën, Stoke Cityn dhe Evertonin në Ligën Premier. /Telegrafi/