Xherdan Shaqiri i ka dhënë një goditje tifozëve të Stoke City.
Lojtari i përfaqësueses zvicerane ka paralajmëruar largimin nga skuadra, pasi dëshiron që të luajë sërish në Champions.
“Jam 25-vjeç dhe do të ishte budallallëk të thosha që dua të jem përgjithmonë tek Stoke”, ka deklaruar Shaqiri.
“Aktualisht po ndihem shumë mirë. Deri tani kam shënuar 3 gola, aq sa gjithë sezonin e kaluar”.
“Stoke? Ka super trajner, super skuadër, jemi të nëntit në klasifikim. Por, dua që në një të ardhme të afërt të luaj sërish në Champions”, deklaroi Shaqiri. /TCH/