Site icon Telegrafi

Shaqiri drejt 100 ndeshjeve me Zvicrën dhe shiriti i kapitenit – sulmuesi flet për kalimin te Lyon, marrëdhëniet me Klopp dhe shumëçka tjetër

Xherdan Shaqiri do të jetë kapiten i Zvicrës në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Irlandës së Veriut dhe Lituanisë.

Ai është afër të bëjë 100 ndeshje me Zvicrën, ndërsa në mungesë të Granit Xhakës, ai do ta drejtojë ekipin helvetik në fushë.

Mbi 100 fëmijë të shkollave janë në radhë, për një autograf nga lojtari që ka 96 ndeshje.

“100 ndeshje ndërkombëtare, ky është një numër i mirë. 100 ndeshje për një komb, nuk është një gjë që një lojtar mund ta përjetojë çdo ditë. Ky numër më bën shumë krenar”.

Në mungesë të Granit Xhakës, trajneri i ri Murat Yakin e ka emëruar kapiten dhe gjuajtës të parë të penalltive.

“Unë shpesh shkruaj me Muri (trajnerin). Së fundmi folëm në telefon. Më tha në telefon se isha kapiten. Sa i përket penalltisë, unë gjithmonë kam dashur të marr penallti. Nëse ndodh, do ta godas”.

“Shumë. Doja të ndryshoja një vit më parë. Por në atë kohë Liverpooli nuk ishte dakord. Më pëlqeu më shumë vizioni i trajnerit të Lyons Peter Bosz. Ai luan futboll sulmues, i cili më përshtatet shumë”.

“Klubi (Liverpool) nuk më la të shkoj. Këtë verë bisedova me trajnerin dhe gjithçka u zgjidh”.

“Ai më shkroi kur u përfundua marrëveshja dhe më tha se unë jam një lojtar i mirë dhe një djalë i mirë. Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë. Kurrë nuk kemi pasur probleme, unë thjesht kam dashur të përballem me një sfidë të re pasi është normale në futboll dhe Klop më ndihmoi me këtë”.

“Doja një sfidë të re, një gjuhë të re dhe të isha pranë familjes sime. Në Francë, është radha ime të kthehem në 100 për qind në formë. Kam nevojë për shumë ndeshje. Do ti kem në Lyon. Nëse jam në formë të mirë, mund ta ndihmoj Lyon dhe ekipin kombëtar edhe më shumë”, ka thënë Shaqirit. /Telegrafi/

Exit mobile version