Site icon Telegrafi

Shaqiri dhe Behrami reagojnë pas shortit për Kampionatin Botëror

BRASILIA, BRAZIL - JUNE 15: (L - R) Valon Behrami; Gokhan Inler; Josip Drmic and Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrate after defeating Ecuador 2-1 in the 2014 FIFA World Cup Brazil Group E match between Switzerland and Ecuador at Estadio Nacional on June 15, 2014 in Brasilia, Brazil. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami kanë reaguar pas shortit me postime në rrjete sociale.

Ata janë ndarë të kënaqur me shortin e fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Në Moskë, sot është hedhur shorti për Kupën e Botës që në vitin 2018 organizohet në Rusi.

Xherdan Shaqiri që përfaqëson Zvicrën, do të jetë pjesë e grupit E, së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën.

Djaloshi nga Zhegra e Gjilanit, në Instagram ka mirëpritur përballjet e këtij grupi.

Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se e pëlqen këtë short, ndërsa nuk i pritet që të luajë në Botërorin e dytë për të.

“Hmm më pëlqen ky short! Po juve?! Mezi pres të luaj verën e ardhshme Botërorin e dytë për mua”, ka shkruar Shaqiri.

Po ashtu, në Instagram ka reaguar edhe Valon Behrami. /Telegrafi/

Exit mobile version