Telegrafi

Shaqiri detyrohet ta lëshoj fushën pas lëndimit ndaj Anglisë, tifozët thërrasin emrin e tij  

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është detyruar ta lëshoj fushën pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Anglisë.

Zvicra dhe Anglia janë duke luajtur ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Në këtë takim titullarë për Zvicrën ishin dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Megjithatë, ylli i Liverpoolit nuk kishte fat pasi u detyrua ta lëshoj fushën në pjesën e dytë pas një lëndimi.

Shaqiri i lënduar duke lëshuar fushën (Foto: The Mirror)

Shaqiri u lëndua në minutën e 63-të të ndeshjes, ndërsa në minutën e 65-të u zëvendësua nga Steven Zuber.

Djaloshi nga Gjilani ndjente dhimbje në këmbën e tij të djathtë, ndërsa duke u larguar nga fusha mori ngrohtësinë e tifozëve të cilët thërrisnin emrin e tij. /Telegrafi/