Telegrafi

Shaqiri i ‘çmendur’, në stërvitje me Zvicrën shënon gola identik sikurse në ‘Euro 2016’ (Video)

Sulmuesi me prejardhja shqiptare, Xherdan Shaqiri, duket në formë të mirë pas kthimit nga lëndimi.

Xherdan Shaqiri kishte pësuar një lëndim në Ligën Premier, duke e lënë jashtë fushave për rreth tre muaj.

Lexo po ashtu Goli i Shaqirit jashtë çmimit “Puskas 2016’, Përfaqësuesja e Zvicrës dhe tifozët e shumtë çuditet me vendimin e FIFAs (Foto)

Megjithatë, ai tani është kthyer dhe në grumbullimin e tij me kombëtaren e Zvicrës duket në formë shumë të lartë.

Formën e tij të mirë e tregojnë edhe disa gola të shënuar në stërvitjen e sotme, ku i ka dhënë sinjale të qarta trajnerit Vladimir Petkovic se është gati për lojën e së shtunës.

Lexo po ashtu Zvicra zbulon listën me pesë shqiptarë

Zvicra do të luaj si vendas ndaj Letonisë në kuadër të Grupit B për kualifikime në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Ndryshe, trajneri Petkovic për këtë ndeshje ka thirrur pesë futbollistë me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/