Zvicra ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen kundër Islandës në kuadër të Grupit të Dytë në League A në Ligën e Kombeve. Sfida e zhvilluar në St. Gallen përfundoi me fitoren e Helvetikëve me rezultat 6-0.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të nga Steven Zuber, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit nga Ricardo Rodriguez.
Xherdan Shaqiri ekzekutoi një goditje të lirë, të cilën Hannes Halldorsson e mbrojti, por nga topi i kthyer përfitoi Fabian Schar duke asistuar te Denis Zakaria, i cili realizoi (23′).
Bjarnason verlängert einen Freistoss von SHAQIRI per Kopf ins eigene Tor – 3:0!
#SUIISL#HoppSchwiiz #HopSuisse #ForzaSvizzera #HopSvizra 🇨🇭⚽️💪
#NationsLeague pic.twitter.com/NA3LzAr5g8— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) September 8, 2018
Një tjetër goditje e lirë nga Shaqiri dhe topi u devijua në rrjetë (53′). Një aksion tjetër i nisur nga mesfushori shqiptar, përfundoi me gol kur Fabian Schar asistoi te Haris Seferovic dhe ky i fundit shënoi (67′).
Albian Ajeti hyri në fushë në minutën e 65-të, ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 71-të.
70' 5:0!! Debüttor für Ajeti. Ajeti inscrit son premier but en équipe nationale.#SUIISL#HoppSchwiiz #HopSuisse #ForzaSvizzera #HopSvizra 🇨🇭⚽️💪#NationsLeague pic.twitter.com/MYEdQDiZPx
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) September 8, 2018
Një tjetër futbollist shqiptar, Admir Mehmedi, hyri në fushë në minutën e 72-të dhe i mjaftuan dhjetë minuta për ta gjetur rrjetën.
Zvicra i gëzohet një tjetër triumfi falë paraqitjes mahnitëse të futbollistëve shqiptarë. /Telegrafi/