Filipe Luis, mbrojtësi i Atletico Madridit, thotë se skuadra e tij nuk ka siguruar akoma finalen e Ligës së Kampionëve.
Atletico mposhti Bayernin 1:0 në shtëpi në gjysmëfinalen e parë, dhe sipas Luisit dy skuadrat kanë akoma shanse të barabarta për të kaluar në finalen e madhe.
“Jemi shumë të lumtur, por e dimë që asgjë s’ka përfunduar. Ndeshja është akoma e hapur. 50-50 sepse e dimë që janë shumë të fortë në shtëpi. Duhet të shtrëngohemi dhe të japim gjithçka për të arritur finalen, që e ëndërrojmë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Chelseat.
Bayerni e pret Atleticon në ndeshjen e kthimit në javën e ardhshme.