Citrulina, e cila gjendet në koren dhe bërthamën e shalqirit, kur konsumohet në sasi të madhe reagon me enzimat e organizmit, duke u shndërruar në arginin, aminoacid i cili rrit punën e zemrës, qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar.
Arginina rrit prodhimin e oksidit të azotit, i cili i relakson enët e gjakut. Po e njëjta gjë ndodh edhe pas marrjes së viagrës, me qëllim të mjekimit të impotencës.
Oksidi i azotit, i cili lirohet gjatë konsumimit të shalqirit, mund të ndihmojë edhe në mjekimin e angina pektoris, shtypjen e rritur të gjakut dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare.