Site icon Telegrafi

Shalqi për personat me diabet dhe me peshë të shtuar

Shkencëtarët amerikanë nga Ministria e Bujqësisë, kanë arritur të prodhojnë një shalqi i cili përmban 50 % më pak sheqer sesa shalqiri i zakonshëm, edhe atë duke mos ia ndryshuar fare shijen.

Prodhuesit e këtij shalqiri theksojnë se prodhimi i tyre do të popullarizohet shumë shpejt në mesin e të sëmurëve nga diabeti dhe te personat të cilët kujdesen për peshën e tyre trupore.

Ky lloj i ri shalqirit, tanimë është promovuar dhe pritet të jetë në tregun amerikan brenda këtij viti.

Exit mobile version