Site icon Telegrafi

Shala shpalos programin para banorëve të lagjes ‘Haxhi Zeka’

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Ajo sot ka zhvilluar takim me banorët e lagjes ‘Haxhi Zeka’ para të cilëve ka shpalosur programin  e saj për Pejën.

“Aty sikurse në çdo lagje tjetër u takova me qytetarë të cilët e ndjenin nevojën për të shprehur hallet. Pasi shpalosa programin tim, atyre u premtova që gjatë qeverisjes time do të jem gjithnjë përkrah tyre. Së bashku do ta bëjmë më të mirë Pejën”, ka shkruar Shala në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version