Site icon Telegrafi

Shala pret gjyqtarët kosovarë dhe kryetarin Vokrri

Delegacioni i FFK-së me presidentin Fadil Vokrri, kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani, dhe treshen e gjyqtarëve Genc Nuza kryesor me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, të cilët tashmë janë gjyqtarë ndërkombëtar dhe kanë drejtuar ndeshjen miqësore Turqia- Moldavia me një paraqitje të shkëlqyeshme, u pritën nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Kujtim Shala.

Në këtë pritje ministri Kujtim Shala, ka përgëzuar presidentin e FFK-së, z. Fadil Vokrri dhe treshen e gjyqtarëve të cilët patën debutimin e tyre të parë në arenën ndërkombëtare, duke drejtuar ndeshjen Turqi-Moldavi.

Kjo është një e arritur e madhe për FFK-në dhe Kosovën, duke shpresuar se ky numër do të shtohet nga viti në vit. Ministri Shala u uroi shumë suksese dhe paraqitje të mirë në arenën ndërkombëtare dhe në atë vendore.

Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri, ka falënderuar ministrin Shala për këtë pritje si dhe për mbështetjen që po i jep futbollit të Kosovës. Ndërkaq, në emër të treshes së gjyqtarëve u falënderua Genc Nuza , gjyqtar kryesor, i cili falënderoi ministrin Kujtim Shala për këtë pritje si dhe presidentin Fadil Vokrri për përkrahjen e angazhimin që ne të jemi pjesë e arenës ndërkombëtare dhe pa angazhimin e tij kjo nuk do të realizohej, jo vetëm pranimi në UEFA e FIFA, por edhe ky debutim i yni në një ndeshje kaq me peshë.

Sikur që falënderojmë edhe ministrin Shala dhe MKRS si dhe gjithë të tjerët për mbështetje. Në fund Genc Nuza i dhuroi ministrit disa rekuizita të gjyqtarëve nga ndeshja Turqi –Moldavi.

Exit mobile version