Sekretari për marrëdhënie më publikun i NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala ka thënë se lista e NISMA përmban kandidatët që sjellin të ardhmen që presin qytetarët.
Shala, në një lidhje direkte për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se lista e NISMA-s është miratuar qysh ditën e djeshme por sipas tij janë në pritje të emrave nga partnerët e koalicionit AKR-PD.
Ai ka thënë se 85 kandidatë për deputetë do t’i takojnë NISMA-s, ndërsa 25 të tjerë do të jenë nga AKR-PD.
Sekretari për marrëdhënie më publikun i NISMA Socialdemokrate ka thënë se koalicioni NISMA-AKR-PD do të jenë befasia e këtyre zgjedhjeve.
Shala ka thënë lista e këtij koalicioni nuk përmbajnë kandidatë të ricikluar ashtu si partitë tjera.
“Me bartësin e listës, kandidatët tonë do të jenë ata që garantojnë të ardhmen”, tha Shala./Telegrafi/