Herolind Shala ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë para tifozëve të Kasimpasas.
Mesfushori i ri i Përfaqësueses së Kosovës ishte titullar në sfidën e dytë që Kasimpasa e zhvilloi në Stamboll ndaj Adanaspor.
Nuk iu deshën më shumë se 18 minuta për ta shënuar golin e parë me skuadrën turke që në fund të ndeshjes barazoi 1:1.
Shala ishte i pandalshëm për kundërshtarët për 78 minuta sa qëndroi në fushë, ndërsa ai është vlerësuar lartë nga mediat turke.
Në fund djaloshi nga Drenasi është shpallur edhe futbollisti më i mirë i ndeshjes.
Kjo formë e mirë e Shalës është një lajm i mirë edhe për trajnerin Albert Bunjaku që ka një futbollist në top formë përballë Finlandës. /Telegrafi/