Telegrafi

Shakatë e Insignes, Immobile: Një ditë do të pësoj sulm në zemër

Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile ka thënë se Lorenzo Insigne përfundimisht do t’i japë një sulm në zemër, pasi zbuloi se ylli i Napolit po fshihet në çdo vend vetëm për ta frikësuar.

Anëtari i Lazios foli në një konferencë për media dhe shpjegoi se ai dëshiron të anashkalojë të kaluarën në këtë Kampionat Evropian.

Por, ai gjithashtu foli për shakatë e Insignes në kampin Azzurrëve dhe veprimet e lojtarit të Napolit do t’i japin atij një sulm në zemër.

 

“Ne nuk kemi asgjë për të bërë, ne luajmë Playstation. Ai thjesht shikon filma dhe seri televizive”, ka thënë Immobile para gazetarëve.

“Unë duhet të eci gjithnjë me kujdes kudo që jam; ai është i vogël dhe mund të fshihet kudo. Ne u kthyem nga dreka, dhe kur unë hyra në dhomë me Verrattin, ai ishte brenda dollap dhe më doli përpara”.

Lexo po ashtu Argëtimi brenda ekipit të Italisë: Insigne i përgatit një shaka Immobiles

“Një nga këto ditë do të kem një sulm në zemër”, thotë sulmuesi i Lazios duke qeshur.

Italia takohet të premten (2 korrik) me Belgjikën në kuadër të çerekfinaleve të Euro 2020. /Telegrafi/