Të dielën e javës që shkoi, Bayern Munich arriti të shpallej fitues i Ligës së Kampionëve për edicionin 2019/20.
Bavrezët fituan në finale me rezultat 1-0 kundër Paris Saint-Germainit me golin e shënuar nga Kingsley Coman në minutën e 59-të.
Trajneri i skuadrës gjermane ka thënë pas ndeshjes se festa e lojtarëve duhet të vazhdojë, pasi kundërshtarët ishin tallur me formën e tyre në fillim të sezonit.
“Ju nuk keni gjithmonë çelësin që brenda një kohe të shkurtë t’i ndryshoni gjërat, sidomos të fitoni tre trofe. Ishte një punë e vështirë”, ka thënë Flick.
“Në nëntor, kam dëgjuar se kundërshtarët nuk na respektonin për formën që kishim edhe pse ne në stërvitje po punonim shumë”.
“Nuk e di se kur do të përfundojë festa e lojtarëve, por e di se e kanë merituar, Ata kanë fituar tripletën dhe duhet të festojnë deri në fund”.
“Jam shume krenar me skuadrën dhe nuk duhet të ndalojmë në këtë rrugë dhe të fitojmë edhe në vitet e ardhshme kështu”, ka shtuar më tej ai.
Bayern Munich e fitoi Bundesligën, DFB POkalin dhe Ligën e Kampionëve, e që është një sukses i mrekullueshëm për ta. /Telegrafi/