Telegrafi

Sfidë interesante ndërmjet Sevillas dhe Dortmundit – formacionet startuese

Në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan janë vënë përballë Sevilla dhe Borussia Dortmundi për ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Andaluzianët kanë vetëm një pikë nga dy takimet e para në Grupin G, derisa BVB ka tri pikë nga një fitore dhe një humbje.

Trajnerët Julen Lopetegui dhe Edin Terzic i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Sevillas: Bono; Jesus Navas, Gudelj, Kike Salas, Telles; Jordan, Rakitic, Isco; Suso, En-Nesyri, Jesus Navas.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Meyer; Meunier, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro; Bellingham, Emre Can, Ozcan; Adeyemi, Brandt; Moukoko.


/Telegrafi/