Telegrafi

Sfidë interesante ndërmjet Belgjikës dhe Uellsit – formacionet zyrtare

‘King Power at Den Dreef’ është arena e përballjes ndërmjet Belgjikës dhe Uellsit, e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Pritet një ndeshje interesante në përballjen e skuadrave që bëjnë pjesë në Grupin E kualifikues.

Trajnerët Roberto Martinez dhe Ryan Giggs kanë përzgjedhur njëmbëdhjetëshat startues, me të cilët do ta fillojnë sfidën.

(Foto: uefa.com)

Formacioni startues i Belgjikës: Courtois; Alderweireld, Vermalen, Vertoghen; Meunier, De Bruyne, Dendoncker, Tielemans; Mertens, T. Hazard, Lukaku.

Formacioni startues i Uellsit: Ward; Rodon, Lawrence, Mepham; Williams, Ampadu, Allen, Wilson, Roberts; Bales, James.

/Telegrafi/