Telegrafi

Sfida interesante zhvillohen në Ligën e Parë, vëmendja në kryeqytet

Java e 23-të në Ligën e Parë hapet sot me plotë pesë ndeshje që i takojnë Grupit A dhe B.

Në Grupin A këtë të shtune (sot) zhvillohen vetëm dy ndeshje ku vëmendja padyshim se do të jetë në Istog.

Istogu do ta pret skuadrën e Lirisë nënjë ndeshje të dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës.

Takimi tjetër i ditës së sotme në Ligën e Parë zhvillohet mes Drenasit dhe Trepçës.

Ndërkohë në Grupin B të Ligës së parë do të zhvillohen tri duele shumë interesante.

Dy nga ndeshjet do të zhvillohen në kryeqytet, ku 2 Korriku pret Vitinë, derisa Flamurtari do të përballet me Dardanën.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të jetë ajo mes KEK-ut dhe Ramiz Sadikut.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/

Liga e Parë e Kosovës

Grupi A
Istogu – Liria
Drenasi – Trepça
Grupi B
2 Korriku – Vitia
Flamurtari – Dardana
KEK-u – Ramiz Sadiku