Site icon Telegrafi

Sfida e radhës për ekipin Bad News Eagles, sot do të luajnë ndaj ekipit forZe

Bad News Eagles sot do të përballet me ekipin forZe në turneun kualifikues për ligën ESL Challenger League.

Edhe pse ekipi shqiptar kanë lajmëruar se turnet për ta kanë mbaruar deri pas pushimeve të lojtarëve të CS:GO, siç duket për ta ka edhe një sfidë tjetër, për t’u kualifikuar në ligën ESL Challenger League.

ESL Challenger League është njëra ndër ligat më të mira të CS:GO, ku pjesë e saj janë disa nga ekipet më të mira të Evropës.

Bad News Eagles ka marrë ftesë direkt për në çerekfinale të kësaj faze kualifikuese, dhe në orën 19:00, sot (e premte) do të përballet me ekipin forZe, në formatin ‘Bo3’.

Këtë ndeshje ekipi shqiptar do ta zhvillojë në mungesë të lojtarit ‘rigoN’, i cili pritet të zëvendësohet nga trajneri i ekipit ‘stikle-‘.

Në rast se fiton Bad News Eagles do të kaloj në gjysmëfinale, ku do të përballet me njërën nga këto ekipe : Finest, APEKS apo ECLOT.

Ndeshja e sotme do të transmetohet në kanale të ndryshme në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version