Erik ten Hag ia ka dalë që në sezonin e tij debutues te Manchester United të fitojë trofeun e parë, por edhe që u bë holandezi i parë që e arrin këtë sukses.
Djajtë e Kuq triumfuan 2-0 ndaj Newcastle United në finalen e Carabao Cup, duke e fituar trofeun e parë për këtë sezon, derisa garojnë edhe në tri gara të tjera.
Pas 33 minutash lojë, United kaloi në epërsi me golin e Casemiros, ndërsa Luke Shaw ishte asistuesi.
CASEEMIROOOO!!! 💥#MUFC || #CarabaoCup pic.twitter.com/UySwiHKZY4
— Manchester United (@ManUtd) February 26, 2023
Gjashtë minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Ten Hag realizoi edhe të dytin, fal një auto-goli nga Steven Botman.
Wout Weghorst (45+4’) humbi një mundësi të artë, pasi nuk arriti të mposhte nga afërsia Loris Kariusin.
Ahead at the break, but we're not done yet 👊#MUFC || #CarabaoCup
— Manchester United (@ManUtd) February 26, 2023
Pjesa e dytë ishte më e dominuar nga Newcastle, që tentonte herë pas here të ngushtonte epërsinë e Djajve të Kuq.
68' Spell of pressure for the Magpies and Joelinton's effort is blocked behind by Martinez.
[0-2]#NUFC // #CarabaoCupFinal
— Newcastle United FC (@NUFC) February 26, 2023
Marcus Rashford bëri një gjuajtje të fuqishme në minutën e 74-të, ndërsa më brilante ishte ndërhyrja e Karius.
Newcastle kishte dy shanse të mira shënimi, mirëpo nuk ia doli ta mposhte David de Gean, ndërsa Bruno Fernandes (90+3′) nuk arriti të mposhte ish-portierin e Liverpoolit nga dy metra distancë, derisa në krah e pati Rashfordin dhe nuk pasoi.
88' Murphy's strike from distance curves just wide.
[0-2]#NUFC // #CarabaoCupFinal
— Newcastle United FC (@NUFC) February 26, 2023
United ia doli që deri në fund të mbante epërsinë prej 2-0, për të fituar kështu Carabao Cup apo siç njihet ndryshe edhe si EFL Cup.
Ky është trofeu i parë për Manchester United, që nga triumfi në Ligën e Evropës në vitin 2017, nën urdhrat e Jose Mourinos. /Telegrafi/
🗣 "WE'RE MAN UTD AND WE'RE NEVER GONNA STOP!" ❤️#MUFC || #CarabaoCup
— Manchester United (@ManUtd) February 26, 2023