Manchester City ka përfunduar një sezon të jashtëzakonshëm atë 2022/23.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka fituar Kupën FA, titullin e kampionit në Ligën Premier si dhe Ligën e Kampionëve.
Edhe sezoni i ri nisi me trofe për Citizens, pasi triumfuan në Superkupën e Evropës ndaj Sevillës.
On show for all to see! 🏆🤩#ManCity pic.twitter.com/WFt2VoerFj
— Manchester City (@ManCity) August 19, 2023
Por para sfidës me Newcastle United, City ka prezantuar trofetë e fituar para tifozëve të tyre.
Ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme në ‘Etihad Stadium’ edhe nga tifozët ku prezantuan tre flamuj të mëdhenj ku shiheshin tre trofetë e fituar sezonin e kaluar.
On home turf! 🌟
🔵 0-0 ⚫️ #ManCity pic.twitter.com/WP7r5iOf66
— Manchester City (@ManCity) August 19, 2023
Nuk kanë munguar edhe fishekzjarrët në Manchester, teksa City synon që festën para ndeshjes ta vazhdoj edhe pas saj ku kërkon tre pikët ndaj Newcastle United. /Telegrafi/