Jorge Sampioli pritet të jetë trajner i ri i Sevillas.
Trajneri fitues i Kupës së Amerikës, Jorge Sampaoli është vendosur për të marrë frenat e skuadrës së Sevillës.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, ish-trajneri i Kilit është rezervuar nga drejtuesit e klubit andaluzian për të zëvendësuar Unai Emery në krye të kampionëve të Ligës së Evropës.
Ky i fundit është i vendosur për të marrë përsipër skuadrës franceze, Paris Saint-Germain, për sezonin e ardhshëm.
Sampaoli ka mposhtur konkurrencën e Manuel Pellegrinit dhe Rudi Garcias, për të marrë përsipër punën në Sanchez Pizjuan. /Telegrafi/