Telegrafi

Sevilla i rikthehet stërvitjeve edhe pse theu rregullat e protokollit të La Liga-s

Katër ditë pasi Ever Bangea, Lucas Ocampos, Franco Vazquez dhe Luuk de Jong i thyen rregullta e protokollit të La Liga-s për coronavirus, derisa Sevilla është rikthyer në stërvitje.

Të katër lojtarit iu bashkuan pjesës tjetër të bashkëlojtarëve në stërvitje, derisa në rregulla parashihet që të stërviten 12 lojtarë.

Të hënën dhe të martën, ata ishin stërvitur larg nga pjesa tjetër e skuadrës, derisa ishin testuar për COVID-19.

Lexo po ashtu Lojtarët e Sevillës mblidhen së bashku dhe shijojnë pishinën - do ndëshkohen rëndë nga klubi

Edhe pse nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga klubi për gjendjen e tyre rreth rezultateve, ata kanë filluar stërvitjet.

Mbetet të shihet nëse La Liga do t’i ndëshkojë lojtarët për veprimet e tyre, pasi kishin shkuar në një pishinë me të dashurat e tyre. /Telegrafi/