Telegrafi

Sevilla ndryshoi historinë 87-vjeçare të La Ligas

Sevilla ka barazuar ndaj Eibarit me rezultat 1-1 në javën e katër të La Ligas.

Pas këtij barazimi Sevilla renditet në vendin e pestë me tetë pikë, ndërsa Eibari në të shtatin me po aq pikë.

Lexo po ashtu Ky është ‘magjistari’ i Sevillas dhe disa nga supertransferimet e tij (Foto)

Por, ky takim është bërë pjesë e historisë së La Ligas për faktin se është takimi i parë që një klub (Sevilla) e fillon një ndeshje në kampionatin elitar spanjoll pas asnjë lojtarë nga Spanja në formacionin startues.

Kjo nuk kishte ndodhur asnjë herë më parë, gjithsesi për të parë spanjollin e parë me fanellën e Sevillas në këtë takim u deshtë të presim 14 minuta, pasi Sergio Escudero u fut në vend të Adil Ramit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kur derbit lokalë kthehen në derbi të mëdhenj evropianë (Foto/Video)