Telegrafi

Sevilla ka shansin e fundit për të shpresuar ndaj Dortmundit – formacionet bazë

Borussia Dortmundi është nikoqir i Sevillas në Signal Iduna Park për ndeshjen e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

BVB triumfoi në sfidën e parë si mysafir dhe në rast të fitores edhe në këtë takim, në kombinim me fitoren e Manchester Cityt ndaj FC Copenhagen, do të kualifikohet tutje.

Andaluzianët duhet medoemos të marrin rezultat pozitiv, në mënyrë që të shpresojnë për një vend në fazën e eliminimit direkt.

Trajnerët Edin Terzic dhe Jorge Sampaoli i kanë zgjedhur ekipet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Meunier, Sule, Rothe, Hummels; Brandt, Ozcan, Bellingham; Adeyemi, Malen; Modeste.

Formacioni startues i Sevillas: Bono; Navas, Carmona, Nianzou, Marcao, Acuna; Gudelj, Rakitic, Suso; Lamela, En-Nesyri.


Manchester City në rast të fitores ndaj FC Copenhagen do ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe pastaj do të luajë vetëm për kreun e Grupit G. /Telegrafi/