Telegrafi

Sevilla fiton derbin ndaj Betisit, por goli i ndeshjes u shënua nga mbrojtësi shqiptar (Video)

Sevilla ka fituar ndaj Real Betisit me rezultat 1-2.

Ishte një ndeshje shumë interesante, me raste nga të dy anët, ashtu siç i shkon një derbi, por në fund fituan mysafirët.

Golin e parë në derbin e qytetit të Sevillës e shënoi mbrojtësi shqiptar, Riza Durmishi, në minutën e 36-të të ndeshjes nga gjuajta e lirë.

Gabriel Mercado barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 56-të, ndërsa pas 20 minutash shënoi edhe Iborra.

Pas kësaj fitore Sevilla ngjitet në pozitën e dytë me 52 pikë, aq sa Real Madridi në pozitën e parë, por me dy ndeshje më pak.

Në pozitën e tretë renditet Barcelona me 51, por me një ndeshje më pak se Sevilla.

Vlen të theksohet Durmishi mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Danimarkës. /Telegrafi/