Sevilla ka fituar ndaj Real Betisit me rezultat 1-2.
Ishte një ndeshje shumë interesante, me raste nga të dy anët, ashtu siç i shkon një derbi, por në fund fituan mysafirët.
Golin e parë në derbin e qytetit të Sevillës e shënoi mbrojtësi shqiptar, Riza Durmishi, në minutën e 36-të të ndeshjes nga gjuajta e lirë.
Gabriel Mercado barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 56-të, ndërsa pas 20 minutash shënoi edhe Iborra.
Pas kësaj fitore Sevilla ngjitet në pozitën e dytë me 52 pikë, aq sa Real Madridi në pozitën e parë, por me dy ndeshje më pak.
Në pozitën e tretë renditet Barcelona me 51, por me një ndeshje më pak se Sevilla.
Vlen të theksohet Durmishi mbron ngjyrat e Përfaqësueses së Danimarkës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=McNWtBsKDz4