Site icon Telegrafi

Sevilla eliminon Atletico Madridit, kalon në gjysmëfinale

Vicenzo Montella ka bërë një hap të madh me Sevillan e tij, duke arritur ta mposht Atletico Madridin për herë të dytë me radhë në Kupën e Mbretit.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-1, ndërsa Sevilla e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund.

Ndeshja nisi me një gol të shënuar në minutën e parë nga Sergio Escudero.

Atletico u kundërpërgjigj me golin e shënuar nga Antoine Griezmann  në minutën e 13-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Evfer Banega dhe Pablo Sarabia, mbyllën cdo dilemë për këtë ndeshje.

Edhe në ndeshjen e parë Sevilla kishte shënuar fitore me rezultat 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2 kalon tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version