Sevilla dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, në ndeshjen që u zhvillua në Ramon Sanchez Pizjuan.
Gjysma e parë e takimit u mbyll pa gola, ndërsa nuk pati shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat.
Steven N’Zonzi dhe Luis Muriel i patën rastet më të mira për skuadrën vendase në fund të pjesës së parë.
Clement Lenglet dhe Pablo Sarabia rrezikuan në gjysmën e dytë për ekipin e andaluzianëve, por nuk u treguan efektivë.
Romelu Lukaku arriti ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 83-të, mirëpo goli u anulua, pasi paraprakisht e ndali topin me dorë.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes, 0-0.
Ky rezultatit e favorizon lehtësisht Manchester Unitedin për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Old Trafford.
Kujtojmë që sfida kthyese zhvillohet më 13 mars në Mançester. /Telegrafi/