Skuadra që e shkaktoi befasinë më të madhe në Ligën e Kampionëve, Sevilla, do të takohet me Bayern Munich.
Ndeshja e parë zhvillohet në Spanjë me 3 prill, përpara se palët të takohen përsëri në Mynih më 11 prill.
Gjigantët gjermanë janë favorit përpara djelmoshave të Vincenzo Montellas.
Pas një fillimi të vështirë të sezonit, me ardhjen e Jupp Heynckes është ringjallur skuadra.
Në ndeshjen e eliminimit direkt Bayern arriti ta mposht Besiktasin në dy ndeshje, ndërsa Sevilla fitoi në Old Trafford.
Bayern edhe pse duket favorit, vetëm duhet ta kujtojë Manchester Unitedin dhe ta marr ndeshjen seriozisht. /Telegrafi/
We're going to Spain… ⚽🇪🇸 will be my first games against @SevillaFC! We will be ready 😉👌🏼#QuarterFinals #MiaSanMia #PackMas #UCL @championsleague
— Franck Ribéry (@FranckRibery) March 16, 2018