Liga e Kampionëve rifilloi dhe gati për të na dhënë emocione tjera të shkëlqyera në këtë fund sezoni.
Në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan nga 20:45 (në kohë të njëjtë në Itali luajnë Juve dhe Real), Sevilla pret Bayern Munichun në ndeshjen e parë të e vlefshme për çerekfinale, kjo pas eliminimit të papritur të Manchester Unitedit në raundin e dytë.
SI VJEN SEVILLA: E renditur si e shtata në La Liga, ekipi i Vincenzo Montellas vjen nga barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Barcelonës, kundërshtarit të ardhshëm të Romës në LK. Mungon ish-mesfushori i Interit, Ever Banega, i cili është i skualifikuar, po që pritet të zëvendësohet nga Guido Pizarro. Në anën tjetër, e gjithë pesha e sulmit do të jetë mbi shpatullat e Wissam Ben Yedder.
SI VJEN BAYERNI: Pas fitores 6-0 ndaj Borussia Dortmundit shkëputja është plus 15 pikë. Edhe pse LK dhe Bundesliga kanë qenë gjithmonë dy histori ndryshe për bavarezët, atë këtë herë shpresojnë në një fitore. I vetmi dyshim për trajnerin Jupp Heynckes është i lidhur me mesfushën dhe deri më tani Javi Martinez është favorit para Thiago Alcantaras.
Më poshtë keni formacionet e mundshme në të dy skuadrat:
Sevilla (4-2-3-1): Rico; Navas, Kjær, Lenglet, Escudero; Pizarro, N’Zonzi; Sarabia, Vázquez, Correa; Ben Yedder.
Bayern Munich (4-3-3): Ulreich; Kimmich, Boateng, Hummels, Alaba; James, Javi Martínez, Müller; Robben, Lewandowski, Ribery. /Telegrafi/