Shakhtar Donetsk dhe Sevilla kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Ligën e Evropës duke u ndarë në paqe.
Kampioni aktual i Ukrainës, Shakhtar Donetzk dhe kampionia e Evropës, Sevilla kanë barazuar 2-2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi, kur sulmuesi francez Kevin Gamerio shërbeu mirë spanjollin Vitolo i cili shënoi në minutën e gjashtë për 0-1.
Por vendasit u kthyen në lojë shumë shpejtë, kur mesfushori ofensivë Marlos barazoi gjithçka në minutën e 23-të.
Pasi barazuan rezultatin, vendasit u hodhën në sulm duke shënuar edhe golin e epërsisë nëpërmjet mesfushorit defensivë Stepanenko i cili shënoi me kokë.
Me rezultatin 2-1 në të mirë të vendasve përfundoi 45 minutëshi i parë i ndeshjes.
Në pjesën e dytë vendasit u tërhoqën, ndërsa mysafirët ishin në ndjekje të rezultatit.
Kështu golin e barazimit kampionët në fuqi të Ligës së Evropës e arritën në minutën e 82-të.
Ishte sulmuesi francez Kevin Gamerio që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.
Pas këtij barazimit, Sevilla duket më afër finales së madhe në Ligën e Evropës, që do të ishte e treta radhazi, pasi në dy të parat ka triumfuar. /Telegrafi/
Kevin Gamerio barazon gjithçka. Shakhtar – Sevilla 2-2
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-28
Shakhtar rikthen gjithçka, Stepanenko shënon për 2-1 ndaj Sevillës
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-28
Barazohet gjithçka në Ukrainë, Shakhtar – Sevilla 1-1
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-28
Shakhtar Donetsk – Sevilla 0-1, gol fantastik nga Vitolo
Posted by Telegrafi Sport on 2016-04-28